Politike

Bylykbashi zbulon 'nulin' e vendimit të Alibeajt: I shkarkoi deputetët bazuar në një rregullore që nuk ekziston, e ndryshoi Basha në 2018! Kjo ishte arsyeja e dorëheqjes së Rushajt

Kështu, ai tha se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.

12 Janar 2023, 23:24 Nga F.M
Bylykbashi zbulon 'nulin' e vendimit të Alibeajt: I shkarkoi
Oerd Bylykashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi e cilësoi nul vendimin e Enkelejd Alibeajt për ta përjashtuar nga grupi i PD-së dhe shpjegoi arsyet. I ftuar në ‘Euronews’, ai tha se ky vendim është marrë duke u bazuar një një rregullpre që nuk ekziston. Ai bëri public një e-mail të dërguar nga kryedemokrati Lulzim Basha në vitin 2018, ku shkruhej rregullorja e re e PD-së dhe jo ajo e vitit 2017, ku është bazuar Alibeaj për përjashtimin. Kështu, ai tha se vendimi i Alibeajt për të përjashtuar 4 deputetë e PD në 15 janar 2022 është i bazuar mbi një rregullore që nuk ekzistonte më, pasi ishte shfuqizuar nga një tjetër.

“Pse është nul vendimi i Alibeajt? Është një shkresë pas 1 vit e gjysmë që ne i kërkonim kryetares kuvendit mbi ç’bazë i kishe përjashtuar 4 deputetë, një vendim i firmosur nga Alibeaj më 15 janar 2022, ne s’e kishim parë. Tregoi se ai kishte qenë i ethshëm ta bënte, po atë ditë Rushaj dha dorëheqjen se nuk  pranoi të firmoste atë vendim. Ai vendim i referohet një rregulloreje të grupit të datës 5 shtator 2017. Në fakt grupi parlamentar është mbledhur dhe ka miratuar në 12 shkurt  2018 rregulloren e re që shfuqizo të parën që mban firmën e Bashës. Vendimi i referohet një rregulloreje që nuk ekzistonte më pasi është shfuqizuar nga një tjetër. (leoxn e-mailin). Sipas porosisë së kryetarit zotit Basha dhe kryetarit të grupit zotit Spaho bashkëlidhur po ju dërgoj rregulloren finale të miratuar, firmosur dhe vulosur për funksionimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike,”-  tha Bylykbashi.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

enkelejd alibeaj oerd bylykbashi alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll