Politike

Abazoviç në Tiranë, Rama e pret me ceremoni të veçantë, i akordon titullin “Honoris Causa”

I pranishëm do të jetë dhe vetë kryeministri Rama, i cili do të mbajë dhe fjalën e tij.

12 Janar 2023, 22:18 Nga F.M
Abazoviç në Tiranë, Rama e pret me ceremoni të
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

TIRANË- Dritan Abazoviç do të vijë nesër në Tiranë, ku do të pritet me një ceremoni për dhënien e titullit “Honoris Causa”. Kryeministri i Malit të Zi do të promovojë edhe librin e tij “Kritika e etikës globale” dhe gjatë kësaj ceremonie, pritet t’i jepet titulli. A2CNN shkruan se ceremonia do të nisë në orën 11:45 dhe do të zgjasë një orë.

I pranishëm do të jetë dhe vetë kryeministri Rama, i cili do të mbajë dhe fjalën e tij. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqësuesja e Akademisë së Kembrixhit dr. Nora Weller dhe profesorët Arben Cici dhe Përparim Kabo. Të pranishëm do të jenë gjithashut dhe Anastas Angjeli e Ardian Civici.

edi rama dritan abazovic

Sondazh

Poll