Politike

Salianji: Nëse nuk dalim me kandidat të përbashkët, favorizojmë Ramën, do ulem në tavolinë me deputetët

Ai tha gjithashtu se kërkon vullnet nga të gjithë deputetët.

12 Janar 2023, 21:58 Nga F.M
Salianji: Nëse nuk dalim me kandidat të përbashkët,
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike është shprehur se mosdalja e Partisë Demokratike me një kandidat do të favorizojë kryeministrin Edi Rama. I ftuar në "Opinion", Salianji tha se duhet të ulet që të diskutojë sërish me deputetët mundësinë e një bashkimi. Ai tha gjithashtu se kërkon vullnet nga të gjithë deputetët. 

"Duke qenë se jemi në këto kushte ku PD apo gjithë opozita është vetëm pak javë para zgjedhjeve, e ku ka 1 kandidat të dalë nga primaret dhe kandidatë të tjerë që dalin nga xhepi, unë jam nënkryetar i grupit parlamentar, nuk ka një proces nuk ka një interes për të pasur një provë. Jemi bërë një grup deputetësh, është çështje zgjidhje. Së pari me njëri-tjetrin, së dyti për të dalë me kandidatë të përbashkët. Opozita, po e marrim pjesën në të cilën unë jam sot, ka shanse, ka njeri në këtë vend që besoj që kjo parti që ka marrë me sigël me mbështetje ndërkombëtare, ka marrë thuajse 13-14% të votave, do mundi sot kandidatët e Edi Ramës? Jo. Nëse ne nxjerrim kandidatë apo PD apo një pjesë dhe nxjerrim kandidat tjetër, atëherë… Duhet t’i biem në kokë problemit. Ky është favorizim i drejtpërdrejt që i bëhet Edi Ramës. Kemi mundësi prapë të gjejmë zgjidhje, të ulemi të diskutojmë. Nëse flitet për bashkim, ulen njëherë deputetët. Nuk mblidhemi sepse nuk ka vullnet. Unë po them kush  e pret zgjidhjen nga Rama, Rama këtë do që ta mbajë peng. Çështja gjyqësor e PD do zgjasi 5 vite nëse doni ju. Zgjidhja do ishte të ulemi të gjithë me njëri-tjetrin, nëse kjo është çështje parimore për mua ka rënë. Këtu jemi në kushtet që po bëhet fjalë për interesa me karrierë personale,"- tha Salianji. 

ervin salianji

Sondazh

Poll