Politike

Berisha: Tolerancën më të madhe ndaj Beogradit e tregon faktori shqiptar, të zbardhet roli 'obscur' i SoroSIT tek Ballkani i Hapur

Ai tha se është i bindur që Presidenti i SHBA-ve mbështet Samitin e Berlinit dhe jo Open Balkan.

12 Janar 2023, 21:52 Nga F.M
Berisha: Tolerancën më të madhe ndaj Beogradit e tregon faktori
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se në Ballkanin e Hapur ka rol kyç Aleksandër Soros, djali i George Soros. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha thotë se duhet zbardhur roli i tij. Kryedemokrati foli dhe për roln e Beogradit duke shtuar se Shqipëria është tolerante ndaj tij. Ai tha se është i bindur që Presidenti i SHBA-ve mbështet Samitin e Berlinit dhe jo Open Balkan.

Pjesë nga intervista:

Peka: Mënyra se si është trajtuar Beogadi nga faktori ndërkombëtar?

Berisha: Po

Peka: Pse mendoni se ka këtë tolerancë nga faktori ndërkombëtar, edhe nga SHBA-të ndaj Beogradit?

Berisha: Tolerancën më të madhe e tregoi faktori shqiptar, çfarë do ti thuash ti Jonh Bolton i cili thotë se më njoftuan se të gjitha palët janë dakord, duhet të jemi shumë seriozë në analizat tona dhe qëndrimet tona. Gjithnjë i kam thënë vetes së nuk kam pse të mos e pranoj. Fatmirësisht nuk e pranoj Angela Merkel dhe e shpëtoi situatën, por edhe jo mund të thoshte ndaluni se të gjithë këto janë dakord. Pra mos ta çojmë më tutje. Projekti i serbomadhisë u mbështet dhe nga shqiptarët, u mbështet fuqishëm nga Edi Rama ai u bë promotor kryesor.

Peka: Zoti Berisha ju jeni parë gjithmonë nga faktori ndërkombëtar dhe shqiptarët si politikani nacionalist dhe sa herë ka pasur momente delikate për zgjidhjen e marrëveshjes për Kosovës duket se ndërkombëtarët nuk u ka interesuar një qeveri shumë e angazhuar për kërkesat maksimale të Kosovës. A ju duket se deri në momentin e zgjidhjes së statusit final për Kosovën, Sali Berisha penalizohet?

Berisha: Absolutisht jo, përkundrazi Edi Rama është i pakallur. A mund të mbyllësh sytë për një moment dhe të kalosh nga fero, superskandalet se çfarë është kjo qeveri. Këtu nuk ka më stabilitet, këtu ka vetëm shpërthim, të ujarëve të zeza të një qeverie të kalbur në vjedhje, drogë dhe krim, ndaj dhe përkundrazi koha po thërret opozitën, PD-në si një shpëtimtare të vendit dhe kjo do të ndodhi

Peka: Koha po thërret po mesa duket faktori ndërkombëtarët kanë nevoje për një qeveri të Tiranës e cila u jep çdo gjë në raport me Kosovës, doni ndarjen merreni, doni kthimin e trupave serbe në Kosovës ne nuk kundërshtojmë...

Berisha: Nuk ndaj këtë mendim. Ka ndonjë problem në ndonjë rast të caktuar por problemi është ato që duhet të udhëheqin shqiptarët janë parimet dhe jo individët, jo qëndrimet. Për shembull unë fola për faktorin, ndikim, apo rolin drejtues të nacionalistit serb, por jo më pak i rëndësishëm ishte ndikimi i Xhorxh Soros që ja doli në një mënyrë që të dystojë politikën e SHBA në rajon, por mos harroni në një rajon me probleme të mëdha, sepse projekti ndryshimeve të kufijve të Kosovës me Serbinë doli me vulën e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të Beogradit. ‘Ballkani i Hapur’ u emërtua për të nderuar Sorosin. Por të lemë emërtimin, sematikën në një anë. Të marrim një fakt, cilët janë personalitetet më të shquar që mbështesin Ballkanin e Hapur, Sergei Lavrov dhe Aleksi Soros. Aleksis edhe më shumë. Lavrovi ka bërë një deklaratë e cila ja bëri të qartë të gjithë analistëve perëndimor se kush qëndron pas ‘Ballkanit të Hapur’, por po kaq është Aleksis, kjo do të thotë se në qëndrimet ndaj Ballkanit të Hapur diplomatë amerikan i lejojnë vetes të kenë një konfuzin sepse Sorosi përbën një fuqi të padiskutueshme sot në administratën e SHBA.

Peka: A ju duket se diplomatët amerikan dhe ata rusë për projektin e ‘Ballkanit të Hapur’ nuk kanë shumë kundërshti, pra janë të ngjashëm?

Berisha: Unë nuk besoj se Ballkani i Hapur është politikë zyrtare e presidentit Biden, ndonëse Edi Rama e ka shprehur këtë mendim në prani të një zonje të nderuar që erdhi nga Deparamenti i Shtetit dhe shprehi këtë mendim. Unë besoj plotësisht se SHBA mbështesin Procesin e Berlinit, besoj se mbështesin integritetin territorial të Kosovës dhe në këtë kontekst mbetët që ky projekt ruso-serb ‘Ballkani i Hapur’ të sqarohet se cili është roli obskur i Aleksi Soros në këtë projekt

Peka: Zoti Berisha Faleminderit!

Berisha: Faleminderit Ju!

sali berisha

Sondazh

Poll