Politike

Salianji: Lulzim Basha nuk ka ikur asnjë moment nga PD, lëviz fijet si kryetar

Ai shtoi se ish-kreu i PD-së e ushtron ndikimin e tij kudo që mundet në selinë blu. 

12 Janar 2023, 21:57 Nga F.M
Salianji: Lulzim Basha nuk ka ikur asnjë moment nga PD, lëviz fijet si
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për ndikimin e Lulzim Bashës në PD. I ftuar në "Opinion", Salianji thotë se Basha nuk ka ikur në asnjë moment nga PD-ja dhe se sillet sërish si kryetar. Ai shtoi se ish-kreu i PD-së e ushtron ndikimin e tij kudo që mundet në selinë blu. 

Lulzim Basha nuk ka ka ikur nga PD asnjë moment. Është shkarkuar, por nuk ka ikur. E ke akoma aty, i lëviz fijet si kryetar ai. Ndikomn kudo që mundet. Nëse do të Lulzim Basha të bëjë partinë e vet, të krijojë një parti, një formacion me tezat që ka, por nuk mund të merret peng një parti me procese proceduriale tashmë”, tha Salianji.

ervin salianji

Sondazh

Poll