Politike

Berisha: Nuk përfshihem në asnjë garë lokale, do udhëheq fushatën, Basha e mori Tiranën se nuk e dorëzova unë Bashkinë

I përgjigjet deklaratës së Bashës.

12 Janar 2023, 21:47 Nga F.M
Berisha: Nuk përfshihem në asnjë garë lokale, do
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se nuk do të përfshihet në asnjë garë elektorale. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se ai do të merret me fushatën, duke shtuar se këtë gjë di ta bëjë më mirë. Referuar prezencës së tij në fushatë, Berisha u pyet për deklaratën e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili është shprehur se e ka fituar bashkinë Tiranë, pasi nuk e përfshiu atë. Berisha tha se Bashkinë Tiranë, Basha e mori sepse ai nuk ka pranuar ta dorëzojë. 

Pjesë nga intervista:

Peka: Sa do të përfshihet në garën e Tiranës.

Berisha: Sali Berisha nuk do të përfshihet në asnjë garë lokale. Unë ndjek linjat e përgjithshme të garës. Si rregull është gara e Tiranës që udhëheq garat lokale të Shqipërisë. Ky është ligji i garës së qeverisjes vendore. Unë udhëheq linjat e përgjithshme të fushatës.

Peka: Lulzim Basha para 1 viti në këtë ambient, kur selia ishte blinduar akoma pati thënë se unë fitova në 2011 kundër Edi Ramës se nuk e mora Sali Berishën në fushatë.

Berisha: Në fakt ai fitoi se nuk e dorëzoi Sali Berisha bashkinë. Që të jemi realist. Kurse, isha apo nuk isha, absolutisht çdo ditë në timon të asaj fushatë.

Peka: Do të jeni kaq i angazhuar me Këlliçin...

Berisha: Jam në çdo fushatë i angazhuar. Gjëja që njoh më shumë është fushata. Nuk njoh gjë më tepër se fushata elektorale unë.

Peka: Z. Berisha, deri në këtë moment, ndryshimet ndërmjet jush dhe Bashës, vetëm në një pikë janë të dukshme. Rama duket se ka vendosur ti vjedhë zgjedhjet siç ka bërë në çdo zgjedhje. Ju keni vendosur të merrni pjesë, ndryshe nga bojkoti i 2019, por e vetmja shpresë e qytetarëve, gazetarëve, që diskutojmë është se ndryshe nga Lulzim Basha, Sali Berisha zgjedhje të vjedhura nuk njeh. Në çfarë mënyrë nuk do ti njihni zgjedhjet. Vetëm me deklarata, se kështu bënte dhe Basha...

Berisha: Deklarata nuk ka vlerë fare. Me fakte. A e morët vesh ju. Mbrëmë u shtrua banket për drejtorët e policisë. Në 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që kryeministri të shtrojë darkë për drejtorët e policisë në qarqe, duke u thënë se ju jeni të partisë. Prandaj këtu ka vetëm revolucion.

Peka: Ai do të tendojë ti vjedhë zgjedhjet. A ka stabilitet më në këtë vend...

Berisha: Absolutisht kurrë. Jashtë votës nuk ka dhe nuk do të ketë stabilitet. Kjo është e prerë dhe e kemi shpallur ne. Ne do të bëjmë gjithçka që ata të bëhen përgjegjës para se të votohet.

sali berisha

Sondazh

Poll