Politike

Berisha paralajmëron përballje finale me Ramën: Do jetë disfatë për të, do përgjigjet për gjithçka që u ka bërë shqiptarëve

I përgjigjet Ramës.

12 Janar 2023, 21:40 Nga F.M
Berisha paralajmëron përballje finale me Ramën: Do jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se do të përballet me Ramën deri në fund. I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se kryeministri Rama duhet të paguajë për gjithçka që u ka bërë shqiptarëve. 

Pjesë nga intervista: 

Peka: E rëndësishme është z. Berisha, se kam lexuar shumë komente në rrjet, ku e përgjithshmja ishte; paskan qenë bashkë para 32 viteve dhe janë sërish bashkë në politike pas 32 vitesh.

Berisha: Jo, jo, nuk ka krahasim më fat keq. Pas 32 vitesh, jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Kaq. Pasi kam respektuar votën e lirë 3-4 herë, Rama nuk e ka respektuar asnjëherë. Mos krahasoni të pakrahasueshmen. Edi Rama është burim fatkeqësie për këtë komb, vend, kurse ai që respekton rregullat ai ndjek rrjedhën e demokracisë. Asnjë lloj krahasim nuk mund të bëhet mes atij që me kod moral jep dorëheqjen kur nuk e votojnë, atij që rikthen në mënyrën më të fuqishme votën në partinë e tij, me atë që zhduke votën në partinë e tij. Me atë që nuk pranon të votohet ndonjëherë, me atë që nuk pranon që qytetarët e tij të votojnë. Pra po ti marrim kështu kemi të bëjmë më një autokrat, që nuk njeh konceptet elementare të demokracisë dhe një demokrat që lufton për këto parime. Kaq është e gjithë historia këtu. Askund tjetër nuk mund ta vendosësh këtë.

Peka: A do të ketë një përballje finale Sali Berisha-Edi Rama, apo njëri do të ndalojë rrugës.

Berisha: Një përballje finale, do të ketë një disfatë finale të Edi Ramës dhe ai do të përgjigjet për të gjitha këto që u ka bërë shqiptarëve.

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll