Politike

14 maji/ Berisha: Shkodra nuk bën kurrë gabim të mbështesë Edi Ramën

Berisha tha se PD-ja do të korrë fitore në mbarë vendin.

12 Janar 2023, 21:22 Nga F.M
14 maji/ Berisha: Shkodra nuk bën kurrë gabim të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur i sigurtë për fitoren e Partisë Demokratike në Shkodër, I ftuar në "Çim Peka Live", Berisha tha se PD-ja do të korrë fitore në mbarë vendin. I pyetur për Shkodrën, Berisha tha se ai qytet nuk do të mashtrohet nga Edi Rama dhe se do ta fitojë sërish PD-ja. 

Pjesë nga intervista:

Peka: A ka Sali Berisha në analizën e tij një numër, shifër se cili mund të jetë numri i bashkive që do të fitojë në këto zgjedhje.

Berisha: Fitore në mbarë vendin. Se cili do të jetë numri dhe përqindja nuk them kurrë unë. Unë flas për cilësi, sasira, por jo numra dhe përqindje.

Peka: Duket se në Shkodër Rama është investuar maksimalisht me të gjitha grupet e mundshme. A rrezikon opozita në Shkodër.

Berisha: Shkodra nuk bën kurrë gabim të mbështesë Edi Ramën. Nuk mashtrohet dot Shkodra nga Edi Rama. Nuk mashtrohet dot Shkodra.

sali berisha

Sondazh

Poll