Politike

Meta flet për zgjedhjet e 14 majit: Kandidatët e opozitës e kanë yllin në ballë

Po ashtu ai ka thekuar se me Shkodrën opozita ka mbaruar punë që në zgjedhjet e 6 marsit.  

12 Janar 2023, 21:16 Nga I.A
Meta flet për zgjedhjet e 14 majit: Kandidatët e opozitës e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se shpërthimin e opozitarizmit nuk e pengon dot askush. I ftuar në emisionin 'Real Story' në Report Tv, Meta ka theksuar se kandidatët e opozitës janë kristal. Po ashtu ai ka thekuar se me Shkodrën opozita ka mbaruar punë që në zgjedhjet e 6 marsit.  

"Asgjë nuk e justifikon këtë pengmarrje nga shteti i Edi Ramës, as nuk e pengon dot shpërthimin e opozitarimit dhe ndryshimin që po vjen dhe do të vijë. PD e ka zgjidhur në Tiranë, ka Belind Këllicin, në Elbasan ka Luciano Bocin dhe Igli Caran në Durrës. E kanë logon në ballë, janë kristal. Kandidatët e opozitës janë këto. Shkodra ka mbaruar punë në 6 mars”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll