Politike

Berisha paralajmëron protesta: Alternativa e vetme është rrëzimi i Ramës, nuk e ndalon dot regjistrimin e PD në KQZ

Berisha tha se për PD-në ka folur Gjykata dhe se nuk mund ta ndalojë kryeministri Edi Rama regjistrimin e tyre në zgjedhje. 

12 Janar 2023, 21:17 Nga F.M
Berisha paralajmëron protesta: Alternativa e vetme është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e aksionit Opozitar para zgjedhjeve të 14 majit. I ftuar në Çim Peka Live, Berisha tha se do të protesta e revolucion në të gjithë vendin. Ai foli gjithashtu dhe për regjistrimin e PD-së në KQZ. Berisha tha se për PD-në ka folur Gjykata dhe se nuk mund ta ndalojë kryeministri Edi Rama regjistrimin e tyre në zgjedhje. 

Pjesë nga intervista

Peka: Duke se Edi Rama e ka shumë problem garën. Në 2019 ju dhuruan një palë zgjedhje nga opozita. Kësaj radhe duket se po e ndalon ai opozitën të garë në zgjedhje, duke pamudësuar regjistrimin në KQZ.
Berisha: Nuk e ndalon dot.

Peka: A keni menduar ndonjë alternativë.
Berisha: Rrëzimi i Edi Ramës është alternativa.

Peka: Para zgjedhjeve ...
Berisha: Në çdo kohë. Ky është revolucion. Ata që nuk e kuptojnë bëjnë gabim. Ky është revolucion dhe i ka të gjitha mjetet në fushë. Fushatën, betejën protestën, të gjitha.

Peka: Dhe ju po thoni se mund të ketë protesta para zgjedhjeve...
Berisha: Absolutisht mund të ketë protesta edhe për një javë edhe për dy javë. As nuk ikin kurrë nga rendi i ditës ato. Asgjë nuk mund të na pengojë ne. Zotëri ky është revolucion që ka për mision përmbysjen e një sistemi monist. Sot Shqipëria ka një monizëm më të fortë seç e kishte Shqipëria në 1991. Edi Rama ka mbledhur dhe kontrollon pushtetet 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991. Kështu që sot revolucioni është zgjidhja.

sali berisha

Sondazh

Poll