Politike

Ligji për ish-spiunët, Tabaku: Hall personal i PS!

Tabaku tha për mediat se ajo e ka propozuar një paketë për pastërtinë e figurës së politikanëve.

12 Janar 2023, 17:25 Nga F.M
Ligji për ish-spiunët, Tabaku: Hall personal i PS!
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se ligji për ish-spiunët në politikë është një ‘hall personal’ i Partisë Socialiste dhe se shënjestrojnë drejtpërdrejt Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tabaku tha për mediat se ajo e ka propozuar një paketë për pastërtinë e figurës së politikanëve.

“Dua t’ju informoj se u diskutua edhe ligji për pastërtinë e figurave. PD ka propozuar një paketë ligjore për pastërtinë e figurave. Ne nuk merremi me individë të veçantë. Unë nuk di që PD drejton komisionin e ligjeve apo Kuvendin e Shqipërisë.  Se çfarë halli ka Balla me një individ të veçantë të bëjë çfarë të dojë. Kjo është çështje parimesh,”- tha Tabaku.

jorida tabaku kryesia e kuvendit 12 janar 2023

Sondazh

Poll