Politike

FOTOT- Salianji ende mbledh firma për marrjen e grupit të PD, kë takoi sot në shkallët e selisë blu?

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, edhe paraditen e sotme Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij të tjerë deputetë.

12 Janar 2023, 16:43 Nga k.m.
FOTOT- Salianji ende mbledh firma për marrjen e grupit të PD, kë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlamentar të demokratëve. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, edhe paraditen e sotme Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij të tjerë deputetë. Mes tyre edhe "të përjashtuarit" nga Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi. 

FOTOT- Salianji ende mbledh firma për marrjen e grupit të PD, kë

Pas aktit të Alibeajt, duket se Salianji është angazhuar për të mbledhur të gjitha firmat e nevojshme për t'i zënë vendin në krye të grupit parlamentar. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Por ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e kryedemokratit Sali Berisha.

ervin salianji

Sondazh

Poll