Politike

Berisha: Gjatë 2022, opozita i dha tonin jetës politike, protestat dridhën vendin!

Ai shton se ia ka arritur që ta rikthejë PD-në në qendër të vemendjes. 

12 Janar 2023, 21:11 Nga F.M
Berisha: Gjatë 2022, opozita i dha tonin jetës politike, protestat
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për jetën politike gjatë vitit 2022. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha thotë se për muaj të tërë u fol më shumë për primaret se çdo gjë tjetër. Ai shton se ia ka arritur që ta rikthejë PD-në në qendër të vemendjes. 

Pjesë nga intervista: 

Peka: Ka dy lloj zhvillimesh ku opozita mund ti japë tonin jetës politike të vendit. Një kur bën opozitë kundër qeverisë dhe kur merret me problemet e brendshme. Fakti që prozhektorët janë drejtuar kaq shumë ndaj opozitës, edhe me lejen e Ramës, pasi mediat kontrollohen nga ai, kjo do të thotë se atij i ka interesuar opozita që të jetë në qendër të vëmendjes.

Berisha: Nuk kanë qenë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë qëndrimet e opozitës së vërtetë ato që i kanë dhënë tonin jetës politike të vendit. Kanë qenë protestat e saj të fuqishme që e dridhën Shqipërinë, që treguan se ka një popull opozitar në këmbë. Ka qenë aktiviteti i saj, sado i cunguar me përpjekjet e mazhorancës në parlament. Kanë qenë procedurat që kjo opozitë me guxim aplikoi dhe kaloi nëpër to. Kanë qenë primaret. Pra është një proces i tërë. Ju jeni dëshmitarë se për muaj të tërë u fol më shumë për primaret se çdo gjë tjetër. Pra ato përpjekje kanë ekzistuar, por tonin jetës politike opozita ja dha e do të ja japë shumë më fuqishëm me aktivitetet e saj. Nëse ju shikoni sot se ku janë rrokullisur Edi Rama, në nivelet më të ulëta që ka ekzistuar ndonjëherë në ekzistencën e tij. Se ku është rrokullisur Erion Veliaj në nivelet më të ulëta. Ju mund të thoni që opozita është lart. Ka një dallim substancial të kuotimit të opozitës dhe kuotimit të qeveritarëve. Në rastin e opozitës ndikon fuqishëm frika. Por kjo rrokullisje e madhe nuk mund të ndodhte kurrë pa qëndrimin e opozitës.

sali berisha

Sondazh

Poll