Bota

Dialogu/ Këshilli i Europës: Kosova anëtare në KE, nëse arrihet marrëveshja me Serbinë deri në fund të vitit

26 Shkurt 2019, 13:27 Nga DOSJA
Dialogu/ Këshilli i Europës: Kosova anëtare në KE, nëse

HELSINKI– Dialogu mes Kosovë dhe Serbisë, tashmë duket se është zgjidhja përfundimtare mes dy vendeve për anëtarësimin e tyre në organizatat ndërkombëtare dhe hyrjen në Bashkimin Evropian (BE), për këtë po angazhohen të gjithë fuqitë e mëdha për përfundimin e këtij dialogu brenda këtij viti.

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një mesazh Kosovës nëse ajo arrin marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Në mesazhin e tij, Jagland  ka theksuar se Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës nëse përfundon marrëveshjen me Serbinë gjatë këtij viti, proces ky që po mundësohet dhe po përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE).

Jagland i bëri këto komente në një dalje për medie, pas një takimi me ministrin e jashtëm finlandez, Timo Soini, kur të dy përfunduan fjalimet hyrëse në konferencën e nivelit të lartë për ndikimin e inteligjencës artificiale në të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimit të ligjit. Kjo konferencë po mbahet në Helsinki.

Sipas Jagland, kjo marrëveshje mes dy vendeve do të sjellë një moment të ri, ku të gjithë vendet e KE’së do të marrin parasysh këtë hap historik të Kosovës me Serbinë.

Ajo që mbetet, pas një zhvillimi të ri potencial është respektimi i procedurave normale për pranim në Këshillin e Evropës të një anëtari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu me serbine keshilli i europes kosova thorbjorn jagland dialogu me serbine keshilli i europes kosova thorbjorn jagland

Sondazh

Poll