Bota

Ndryshimi i kufijve/ Haradinaj: Plani i Moskës për shkëmbim territoresh

26 Shkurt 2019, 15:04 Nga DOSJA
Ndryshimi i kufijve/ Haradinaj: Plani i Moskës për shkëmbim

KOSOVË- Në një dalje për mediat, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është shprehur i prerë përsa i përket taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, ku u shpreh se nuk do të hiqet derisa të ketë një njohje nga Beogradi zyrtar.

Sipas Haradinajt, plani për ndryshimin e kufijve është direkt i Moskës, respektivisht i presidentit, Aleksandër Putin. Nga ana tjetër Haradinaj thekson se duhet kontrata e njohjes reciproke, kontratë që nuk bazohet në ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh.

Jam i interesuar të fillojë dialogu. Sa i përket taksës dihet, ju e dini qëndrimin tonë, timin në fakt.  Shpresojmë të vjen dita kur anulohet taksa dhe hyn në fuqi marrëveshja e tregtisë së lirë Kosovë-Serbi. Por duhet kontrata e njohjes reciproke. Kontratë që nuk bazohet në ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Derisa s’kemi kontratë atëherë s’kemi pse ta shqyrtojmë pezullimin. Hapja e kufijve është agjent e Vladimir Putinit për me hap Ballkanin, për ndryshim kufijsh.

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandër putin. ramush haradinaj shkembimi i territoreve aleksandër putin. ramush haradinaj shkembimi i territoreve

Sondazh

Poll