Sport

Ish-shoku i skuadrës së CR7 te Juventusi, bën ‘avokatin’ e portugezit: “Lindja e Mesme do të jetë e ardhmja e futbollit”

Pjanic, 32-vjeçari ndërkombëtar boshnjak, është me Al Sharjah, skuadër nga Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fillimi i sezonit, duke shënuar tre gola dhe tre asistime.

12 Janar 2023, 14:13 Nga DOSJA
Ish-shoku i skuadrës së CR7 te Juventusi, bën

EMIRATET E BASHKUARA - Miralem Pjanic ndau dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon te Juventus për dy sezone. Lojtari i kombëtares boshnjake bën ‘avokatin’ e portugezit, i cili së fundmi nënshkroi për Saudi Al Nassr.

“Cristiano shkoi te Al Nassr, i cili është një klub shumë ambicioz. Jam i bindur se Lindja e Mesme do të jetë sigurisht e ardhmja e futbollit. Janë vende që kanë shumë për të ofruar, por që ende nuk e kanë arritur potencialin e tyre të plotë”,- ka thënë Pjanic në një intervistë për Tuttosport.

“Jam i sigurt se edhe futbolli do të zhvillohet shumë atje. Prandaj them se zgjedhja e Cristianos nuk më befasoi aspak. Niveli i Arabisë Saudite nuk është aq i lehtë sa mendojnë njerëzit. Zgjedhja e tij do të çojë në rritje të madhe në futboll. Mendoj për imazhin e gjithë vendit, të fëmijëve arabë...”,- shpjegoi ai.

Pjanic, 32-vjeçari ndërkombëtar boshnjak, ka qenë me Al Sharjah, skuadër nga Emiratet e Bashkuara Arabe që nga fillimi i sezonit, duke shënuar tre gola dhe tre asistime. Në futbollin europian ai përfaqësoi Metz, Lyon, Romë, Juventus, Barcelonë dhe Besiktas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll