Sport

Arrestohet i riu që hyri për të grabitur shtëpinë e Sergio Ricos, hajduti ishte një adoleshent!...

Ai është një i mitur nën 17 vjeç, i cili la pas një çantë shpine, kur u largua nga shtëpia e portierit të PSG-së, ku u mor ADN-ja.

12 Janar 2023, 13:31 Nga DOSJA
Arrestohet i riu që hyri për të grabitur shtëpinë e
Portieri spanjol Sergio Rico i PSG-së

FRANCE - Pasditen e djeshme një nxënës u arrestua në lagjen 20 të Parisit, i dyshuar se nëntorin e kaluar tentoi të grabiste shtëpinë private të Sergio Ricos. Adoleshenti 17-vjeçar ka rrëfyer faktet pranë organeve të policisë. Hetuesit vunë në gjurmët e djalit, pasi ai la pas disa sende personale në arratisjen e tij. Një çantë shpine, në të cilën u gjet ADN-ja e tij, ishte çelësi i zbulimit.

Ngjarjet ndodhën të dielën, më 13 nëntor, kur Sergio Rico ishte në Parc de Prínces në një ndeshje midis PSG dhe Auxerre. Kur u kthye në shtëpi portieri, ai e befasoi hajdutin, i veshur me maskë skijimi, por nuk mundi ta ndalonte. Në një çantë, i riu tentoi pa sukses të vidhte mall me vlerë 35 mijë euro. Në banesën e portierit spanjol është gjetur edhe një pajisje celulare në të cilën është regjistruar.

Pas rrëfimit të tij, i mituri, një gjimnazist, është paraqitur mbrëmë përpara një magjistrati të prokurorisë për të mitur në kryeqytetin francez. Tani për tani ai është liruar nën mbikëqyrjen gjyqësore dhe do të sillet para gjykatës për të mitur në maj për t'u gjykuar.  Nuk është rasti i parë që ndodh në skuadrën e PSG-së, pasi Di María apo Marquinhos,  tashmë kanë pësuar grabitje të këtij lloji jo shumë kohë më parë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll