Sport

Aubameyang nuk mund ta forcojë Atletico Madridin… tetë minuta bëhen pengesë...

Tetë minuta ishte koha kur futbollisti 33-vjeçar ishte në fushë kundër Rayo Vallecanos, në ndeshjen e hapjes së La Ligas dhe kjo e pengon atë të përfaqësojë një tjetër klub këtë sezon.

12 Janar 2023, 13:45 Nga DOSJA
Aubameyang nuk mund ta forcojë Atletico Madridin… tetë minuta

SPANJE - Tetë minuta e pengojnë Pierre-Emerick Aubameyang të përforcojë Atlético Madrid gjatë merkatos së janarit. Është folur shumë në orët e fundit, për mundësinë që sulmuesi gabonez të shkojë te bardhekuqtë, të cilët huazon João Félix te Chelsea, por kjo hipotezë hidhet poshtë.

Aubameyang u largua nga Barcelona në merkaton e verës për të nënshkruar me Chelsean, por para se të shkonte te blutë, ku ka bërë tashmë 15 ndeshje, ai mori pjesë në një përballje me ‘blaugranët’. 

Tetë minuta ishte koha kur futbollisti 33-vjeçar ishte në fushë kundër Rayo Vallecanos, në ndeshjen e hapjes së La Ligas dhe kjo e pengon atë të përfaqësojë një tjetër klub këtë sezon.

Rregulloret e FIFA-s janë të qarta dhe lejojnë vetëm një lojtar të përfaqësojë dy klube në të njëjtin sezon sportiv. Kështu Aubameyang nuk mund ta përforcojë Atlético Madridin, por edhe kështu, ka një shans për t'u rikthyer në Spanjë, nëse ai do të rikthehet te Barcelona.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll