Bota

Pasardhësja e Arnault! Njeriu më i pasur në botë emëron vajzën në krye të 'Dior'

Të pesë fëmijët e Arnault mbajnë poste drejtuese në markat e grupit.

12 Janar 2023, 07:48 Nga A.B
Pasardhësja e Arnault! Njeriu më i pasur në botë emëron
Delphine Arnault

SHBA- Njeriu më i pasur në botë, Bernard Arnault, ka emëruar vajzën e tij në krye të shtëpisë së modës Dior. Arnault promovoi Delphine Arnault, si pjesë e një riorganizimi në LVMH, kompania më e vlefshme në Evropë. Ajo zotëron një portofol të markave të nivelit të lartë duke përfshirë Fendi dhe Louis Vuitton dhe vlen rreth 336 miliardë paund.

Kreu në largim i Dior, Pietro Beccari, do të zhvendoset për të zëvendësuar shefin ekzekutiv të Louis Vuitton, Michael Burke. 

Të pesë fëmijët e Arnault mbajnë poste drejtuese në markat e grupit. Ndryshimet, të cilat hyjnë në fuqi në shkurt, pasojnë emërimin e fundit të Antoine Arnault, djalit të madh të Bernard Arnault, në krye të kompanisë Holding të familjes.

Alexandre Arnault, 30 vjeç, është përgjegjës për produktet dhe komunikimin në Tiffany, ndërsa Frederic Arnault, 28 vjeç, është shefi ekzekutiv i një marke tjetër të grupit, Tag Heuer. Fëmija më i vogël, Jean Arnault, 24 vjeç, drejton marketingun dhe zhvillimin e produkteve për divizionin e orëve të Louis Vuitton.

Kompanitë e Arnault shesin mallra duke përfshirë valixhe luksoze nga Louis Vuitton dhe shampanjë Moet dhe Chandon.

"Planifikimi i vazhdimësisë në rolet strategjike ka qenë i dobishëm për suksesin e markave kryesore të LVMH gjatë 20 viteve të fundit, prandaj lëvizjet e sotme janë domethënëse," tha Thomas Chauvet, një analist në Citi.

Prezantimet e Christian Dior në pasarelë në Paris ndiqet nga të famshëm botërorë, përfshirë yllin e K-pop-it Jisoo dhe këngëtaren Rihanna.

Burimi: BBC

bernard arnault dior delphine arnault

Sondazh

Poll