Bota

VIDEO- Shpërthen me dinamit klubi në Greqi, dëmtohen 8 dyqane, 7 shtëpi dhe 2 automjete

Dy personat që ishin me motor dhe vendosën lëndën shpërthyese me dinamitin, janë zhdukur drejt Avenue Kifissias.

12 Janar 2023, 07:11 Nga A.B
VIDEO- Shpërthen me dinamit klubi në Greqi, dëmtohen 8 dyqane, 7
Klubi

GREQI- Një shpërthimi më i fuqishëm ndodhi gjatë natës jashtë klubit të Panathinaikos në Maroussi. Protothema ka ndarë një video ku shihet motori me dy personat. Ata dyshohet se e kanë lënë lëndën shpërthyese me dinamit jashtë godinës që ndodhet në rrugën Anavryton.

Një peizazh i një zone të bombarduar....është pamja që vjen pas shpërthimit që ndodhi pas orës 3:40.

Sipas informacioneve, dy personat që ishin me motor dhe vendosën lëndën shpërthyese me dinamitin, janë zhdukur drejt Avenue Kifissias. Shpërthimi shkaktoi dëme të rënda materiale në lidhje si dhe në tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy makina të parkuara.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa një banor i zonës është zgjuar i frikësuar dhe nuk është ndjerë mirë si pasojë është dërguar për masa paraprake në spital.

shperthim me dinamit ne greqi greqi

Sondazh

Poll