Bota

SHBA zgjat statusin e urgjencës së shëndetit publik për COVID, miliona vaksina falas

Ky vendim ka ardhur për shkak të pranisë së vazhdueshme të pandemisë, si dhe faktorët që lidhen me testet dhe vaksinat.

11 Janar 2023, 23:34 Nga F.M
SHBA zgjat statusin e urgjencës së shëndetit publik për
SHBA

SHBA- Departamenti Amerikan i Shëndetësisë ka zgjatur përcaktimin e pandemisë Covid-19 si një “urgjencë e shëndetit public”. Reuters shkruan se ky vendim u mundëson miliona amerikanëve të marrin teste, vaksina dhe trajtime falas.

Ky vendim ka ardhur për shkak të pranisë së vazhdueshme të pandemisë, si dhe faktorët që lidhen me testet dhe vaksinat.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall për herë të parë në janar 2020, kur shpërtheu pandemia. Që atëherë ajo është rinovuar çdo tre muaj.

Në fillim të vitit 2021, me fillimin e presidencës së Joe Biden, ndërronin jetë rreth 3,000 amerikanë në ditë, një numër që ka rënë në rreth 400.

koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll