Bota

Putin zemërohet me ministrin e tij, e poshtëron live: Pse po sillesh si memec? (ME VIDEO)

Presidenti rus e poshtëroi publikisht atë gjatë një videotelefonate.

12 Janar 2023, 07:14 Nga A.B
Putin zemërohet me ministrin e tij, e poshtëron live: Pse po sillesh
Vladimir Putin

RUSI- “Shpërthimi” i Vladimir Putinit u shkaktua nga fjala e ministrit të tij për furnizimin me avionë ushtarakë dhe civilë. Presidenti rus e poshtëroi publikisht atë gjatë një videotelefonate.

Denis Madurov , i cili është zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë në Rusi, u ndje keq nga ajo që i tha Putin. Raportohet se presidenti e dëgjoi Madurovin të thoshte "ne kemi kontrata" për këtë çështje.

“Nuk ka kontrata. cfare po me thua? E di që nuk ka kontrata në kompani, më thanë drejtuesit. Pse po sillesh memec?'-dëgjohet Putini duke thënë dukshëm i irrituar, i cili shtoi me ironi: A duhet ta përfundojmë takimin tani?”.

Sipas Daily Mail, Putin i ka dhënë ministrit të tij një "ultimatum" prej një muaji për të sqaruar situatën që ka çuar në mungesë të avionëve ushtarakë dhe avionëve për linjat ajrore civile të goditura nga sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë.

Gjithçka duhet bërë brenda një muaji. Unë ju kërkoj ta bëni atë brenda një muaji. Nuk e kuptoni situatën në të cilën jetojmë?' raportohet të ketë thënë presidenti.

vladimir putin

Sondazh

Poll