Bota

OBSH: Kina ende fsheh numrin e vdekjeve nga COVID

Shefja e sektorit teknik të Organizatës për COVID-19 Marija van Kerkhove tha se pavarësisht numrit të ulët të viktimave, Kina ndan shumë informacion për epideminë.

11 Janar 2023, 23:39 Nga F.M
OBSH: Kina ende fsheh numrin e vdekjeve nga COVID
Covid

KINË- Kina vazhdon të raportojë një numër të ulët për vdekjet për shkak të Covid-19, gjë që ka krijuar një shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Shefja e sektorit teknik të Organizatës për COVID-19 Marija van Kerkhove tha se pavarësisht numrit të ulët të viktimave, Kina ndan shumë informacion për epideminë.

“Na mungojnë disa informacione shumë të rëndësishme dhe ne po punojmë me Kinën për të plotësuar ato boshllëqe,”- shtoi Kerkhove.

Më 8 janar, Kina rihapi kufijtë dhe hoqi karantinën për vizitorët ndërkombëtarë për herë të parë në gati tre vjet, por vendi po përballet me një rritje të rasteve të koronavirusit.

marija van kerkhove koronavirusi ne kine

Sondazh

Poll