Bota

Ku është Alexanda Kotey? "Beatle" i ISIS-it, i dënuar me jetë për vrasjen e pengjeve amerikane zhduket nga burgu

Zhdukja e papritur e Kotey ka shkaktuar frikë dhe konfuzion në mesin e anëtarëve të familjes së viktimave të tij, duke përfshirë vajzën e një punonjësi britanik që ai vrau.

12 Janar 2023, 07:34 Nga A.B
Ku është Alexanda Kotey? "Beatle" i ISIS-it, i dënuar
 Alexanda Kotey

PENSILVANIA- Alexanda Kotey, i cili po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje brutale dhe tortura të pengjeve amerikane, është arratisur nga sistemi i burgjeve amerikane. Të dhënat e Byrosë Federale të Burgjeve tregojnë se 39-vjeçari nuk është më i burgosur në burgun Canaan të sigurisë maksimale në Pensilvani. Vitin e kaluar, londinezi u burgos në Amerikë pasi u deklarua fajtor në vitin 2021 për tetë akuza në lidhje me rrëmbimin, torturimin dhe prerjen e kokës të pengjeve të Shtetit Islamik në Siri, raportojnë mediat.

Zhdukja e papritur e Kotey ka shkaktuar frikë dhe konfuzion në mesin e anëtarëve të familjes së viktimave të tij, duke përfshirë vajzën e një punonjësi britanik që ai vrau. Kotey, i njohur gjithashtu si "Xhihadisti George", u dërgua në Kanaan në gusht pasi pranoi tetë akuza në lidhje me rrëmbimin, torturimin dhe ekzekutimin e pengjeve në Siri midis 2012 dhe 2015.

Kotey ishte një anëtar i grupit terrorist "Beatles" përgjegjës për vrasjet dhe kapjen e më shumë se dy duzinave perëndimorë gati një dekadë më parë pas shpërthimit të Pranverës Arabe në Azinë e Lindjes së Mesme. Pengët i quanin "Beatles" për shkak të theksit të tyre në anglisht. 

Grupi besohet se ka rrëmbyer dhe vrarë 27 persona. Katër amerikanë dhe dy britanikë, përfshirë punonjësin e ndihmës David Haines, u vranë. Vajza e tij, 24-vjeçarja Bethany Haines, tha për Record dje se besonte se Kotey ishte ende në paraburgim në SHBA.

“Në të kaluarën, ai ka qenë i gjurmueshëm, pasi ne kemi akses në të dhëna nëpërmjet skemës së njoftimit të viktimave të SHBA-së, dhe të paktën kishim sigurinë se ai ishte në një strukturë të sigurisë së lartë”, tha ajo. 

alexanda kotey 

Sondazh

Poll