Bota

Trazira në burgjet greke, dy shqiptarët nisin protestë, u bashkohen të gjithë të dënuarit

Shkaku i kësaj proteste mësohet se ka nisur nga dy shqiptarë që kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

11 Janar 2023, 23:25 Nga F.M
Trazira në burgjet greke, dy shqiptarët nisin protestë, u
Burgu grek

GREQI- Më shumë se 100 të burgosur në burgun e Larisas në Greqi janë ngritur në protestë. Mediat greke raportojnë se të burgosurit nuk kanë pranuar të futen në qeli dhe për orë të tëra kanë bllokuar korridoret.

Shkaku i kësaj proteste mësohet se ka nisur nga dy shqiptarë që kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Pas tyre, në protestë janë bashkuar dhe pjesa tjetër e të burgosurve. Por, rrëmija në korridoret e burgut nuk ka zgjatur shumë. Kjo pasi, brenda pak orëve, oficerët kanë arritur të kthejnë në qeli të burgosurit.

shqiptaret ne greqi proteste ne burgun grek

Sondazh

Poll