Politike

Çuçi: Do të binjakëzojmë Policinë me Italinë, bashkojmë kurrikulën e Akademisë me italianët

Ministri tha se ky projekt është shumë premtues sa i përket cilësisë të policisë së ardhshëm.

11 Janar 2023, 11:57 Nga A.B
Çuçi: Do të binjakëzojmë Policinë me
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se gjatë vitit 2023 është parashikuar binjakëzimi i akademisë së policisë me shtetin italian. Ministri tha se ky projekt është shumë premtues sa i përket cilësisë të policisë së ardhshëm.

Ministri zbuloi se pritet të takohet ditën e nesërme me ministrin e brendshëm italian për këtë çështje. Sipas tij, qëllimi është krijimi i një akademie me standarte evropiane.

“Një element thelbësor për një polic moderne dhe eficente mbetet rritja e kapacitetit të strukturës së policisë dhe në këtë aspekt mendoj se kemi bërë një punë kolosale me akademinë e sigurisë, së pari për ta kthyer në një institucion të reformuar sipas ligjit që ka dalë, gjatë këtij viti, kemi bërë të mundur dhe shumë shpejt do ta finalizojmë binjakëzimin me strukturat akade4mike të policisë italiane. Do të jetë ndryshim loje për akademinë e sigurisë duke tentuar që nga Akademia shqiptare të dalin punonjës me të njëjtat cilësi siç prodhon ajo italiane. Kemi shumë afër, brenda pak kohësh do të bëjmë një marrëveshje që do t’i hapë rrugë këtij binjakëzimi. Është një rrugë jo e shkurtër sese do kohë por ne kemi filluar dhe është premtuese. Kemi pasur gadishmëri nga italianët dhe me ministren e brendshme italiane. Dhe me ministrin e ri që do të takohem nesër në romë për ti dhënë rrugë këtij projekti për të ngritur një akademi evropiane.”- tha ai.

bledi cuci

Sondazh

Poll