Politike

Pritshmëritë e 2023-it/ Çuçi: Reformë në policinë kriminale! Do ngremë një godinë për policinë shkencore

Çuçi u shpreh se gjatë vitit që vjen, do të ngrihet një godinë e cila do të shërbejë për policinë shkencore. 

11 Janar 2023, 11:15 Nga A.B
Pritshmëritë e 2023-it/ Çuçi: Reformë në
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ai i Brendshëm Bledi Çuçi po zhvillojnë një konference për bilancin vjetor të 2022 dhe pritshmërit e këtij viti. Çuçi u shpreh se gjatë vitit që vjen, do të ngrihet një godinë e cila do të shërbejë për policinë shkencore. 

'Kjo është një reformë që ka qenë gjithnjë e rekomanduar nga partnerët tanë. Por që më në fund gjatë 2022 ne arritëm të bëjmë hapin e parë. Policia kriminale, duke filluar nga ky vit do të merret me krime të posaçme. Pra do ndahen në kategori, pothuajse në vendet perëndimore. Këtë ndarje duhet ta bëjmë nga qendra. Gjatë 2023, do vijojmë shtrirjen e vertikalitetit edhe në vendet e tjera. Kemi ndarë një drejtori të veçante me narkotikët, një që do merret me grupet e organizuara dhe me krimet e rënda. Pra do jenë të ndara në departamente. Unë besoj që ky ristrukturim do i japë shtysë shumë të madhe dhe shumë shpejt do shohim pritshmëri të reja në luftën kundër trafikut njerëzor, bandave të strukturuara.Reformë në policinë kriminale. Do ngremë një godinë për policinë shkencore.'- tha Çuçi.

ulsi manja bledi cuci

Sondazh

Poll