Politike

Sulmet kibernetike, Çuçi: Do kemi mbrojtje më të mirë! Investime 7.6 herë më shumë nga buxheti i shtetit

Çuçi në vitin 2023, do të ketë 7.6 herë më shumë në fushën e teknologjike për policinë e shtetit investime.

11 Janar 2023, 11:28 Nga A.B
Sulmet kibernetike, Çuçi: Do kemi mbrojtje më të
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi ditën e sotme në një konferencë për mediat, se vendi do të ketë mbrojtje më të mirë ndaj sulmeve kibernetike. Ai shtoi se në vitin 2023, do të ketë 7.6 herë më shumë në fushën e teknologjike për policinë e shtetit investime.

“Ne kemi bërë të mundur që në vitin 2023 të kemi 7.6 herë investimet në fushën e teknologjike për policinë e shtetit. Vetëm nga burimet e policisë së shtetit, pa përfshirë financimet që pritet dhe na janë premtuar nga partnerët tanë. Që do të jenë kryesisht për fushën kibernetike. Ne po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen kibernetike. Këto i kemi parashikuar të gjitha si investime për vitin 2023. Do të jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike”, ka thënë Çuçi.  

bledi cuci

Sondazh

Poll