Politike

'Kemi arrestuar 168 punonjës policie'/ Çuçi: Ngrejmë njësi speciale për kontrollin detar dhe alpin

Çuçi tha se në pranga kanë përfunduar 168 punonjës policie, ç'ka vërteton se këto ndalime tregojnë për rritjen e integritetit të punonjësve të policisë.

11 Janar 2023, 11:41 Nga A.B
'Kemi arrestuar 168 punonjës policie'/ Çuçi:
Bledi Çuçi

TIRANË- Gjatë prezantimit të arritjeve për vitin 2022 dhe objektivave për vitin 2023, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se gjatë vitit që shkoi janë kryer një mori arrestimesh tek punonjësit e policisë. Çuçi tha se në pranga kanë përfunduar 168 punonjës policie, ç'ka vërteton se këto ndalime tregojnë për rritjen e integritetit të punonjësve të policisë.

'Kemi arrestuar 168 punonjës policie. Besojmë se rritja e integritetit të punonjësve të policisë së shtetit do të jetë një nga elementët për të luftuar krimin dhe korrupsionin. '- tha Çuçi.

Ai shtoi se qeveria ka parashikuar që këtë vit të ngrihen dy struktura, një njësi për kontrollin detar dhe një tjetër për atë alpin.

“Me funksionimin e policisë kemi mbështetur edhe zhvillimin e turizmit. Një lajm i ri që kemi parashikuar në 2023, është krijimi i një Njësie të përbashkët Speciale për kontroll detar, kemi parashikuar buxhet për pajisjet, rreth 40 motorë uji, buxhet për ata që do punësohet. Këto mjete do patrullojnë në brigjet e Shqipërisë për siguri. Në bashkëpunim me policinë austriake kemi krijuar Njësinë Speciale Alpine që është pothuajse më e mira në botë. Falë bashkëpunimit me kolegun tim austriak ne kemi trajnuar një njësi speciale alpine shqiptare që do ju vijë në ndihmë turistëve që po vizitojnë Alpet Shqiptare”.

Ministri u shpreh se po punohet edhe për ngritjen e një Agjencie Kombëtare për Mbrojtjen Kibernetike

“Me të gjithë financimet që i kemi të premtuara nga partnerët tanë në fushën e teknologjisë, gjatë vitit 2023 si reagim ndaj sulmit kibernetik po punojmë për ngritjen e një Agjencie Kombëtare për Mbrojtjen Kibernetike, do ketë dhe një sektor në Ministri. Kjo mbetet gjithmonë një sfidë, që e kalon gjithë bota, por me masat që kemi marrë besoj se në përfundim të ngritjes së kësaj Agjencie me sokët sektorialë në agjenci që kanë informacion të rëndësishëm do jemi më të mirët në rajon për mbrojtjen kibernetike”. 

bledi cuci

Sondazh

Poll