Sport

Carlo Ancelotti, ‘Trajneri më i mirë’ në botë për klubet në vitin 2022, sipas IFFHS…

Trajneri italian fiton më tepër vota se sa Guardiola dhe Regraguit, në këtë anketim

10 Janar 2023, 16:44 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti, ‘Trajneri më i mirë’ në botë

ZVICER - Carlo Ancelotti është shpallur ‘Trajneri më i mirë’ në botën për klube në vitin 2022 nga IFFHS. Trajneri italian dominoi renditjen falë një sezoni, në të cilin fitoi La Ligën, Champions League dhe Superkupën e Europës. Ancelotti grumbulloi 245 pikë, 200 më shumë se i dyti në renditje, Pep Guardiola, fitues vetëm dy herë (2009 dhe 2011) i kësaj ankete.

Walid Regragui, i cili ishte i treti në renditjen e trajnerëve më të mirë të kombëtareve në botë, plotësoi podiumin si trajnerin më të mirë i klubit Wydad Casablanca, fitues i Champions League të CAF. Është hera e parë në historinë e çmimeve IFFHS që një trajner ka qenë në podium në të njëjtin vit në të dy kategoritë e trajnerëve.

Pas fitores në 2007 me Milanin dhe në 2014 me Real Madridin, Carlo Ancelotti ka fituar çmimin e tretë të IFFHS për ‘Trajnerin më të mirë’ të klubeve në botë. Italiani po feston sezonin e tij të dytë me ‘los blancos’, me të cilët ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll