Sport

Teka e fundit e Georgina Rodríguez në Riad, një palë vathë diamanti! Ja sa i ka blerë…

Partnerja e Cristianos ka blerë një palë vathë të firmës Pasquale Bruni, që nuk kaluan pa u vënë re, duke pasur parasysh madhështinë e tyre.

10 Janar 2023, 15:55 Nga DOSJA

Teka e fundit e Georgina Rodríguez në Riad, një palë

ARABIA SAUDITE - Ardhja e Cristiano Ronaldos në Riad për të luajtur për klubin Al Nassr, ka sjellë edhe partneren e yllit portugez Georgina Rodríguez, e cila gjëja e parë që ka bërë është të festojë rezidencën e saj të re, me një blerje që pakkush mund ta përballojë. Shume pak.

Influencuesja ka vendosur të blejë një palë vathë. Por jo vathë dosido. Jo. Ata ishin vathë diamanti të firmës Pasquale Bruni, që nuk kaluan pa u vënë re, duke pasur parasysh madhështinë e tyre. Dhe a e dini se sa i kushtuan? Epo, ajo ka zgjedhur modelin ‘Feel Earrings’ me vlerë 47.900 euro!

Teka e fundit e Georgina Rodríguez në Riad, një palë

Në fakt, Georgina e ka postuar foton në rrjetet sociale, duke përdorur platformën e saj reklamuese dhe këtë e ka bërë me një mesazh. "Sepse Perëndia nuk na ka dhënë frymë frike, por fuqie, dashurie dhe mendje të shëndoshë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll