Aktualitet

Grabitën me armë dyqanin në Durrës, gjykata vendos masën e sigurisë për dy të arrestuarit

Gjatë seancës së sotme, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e duhur dhe më pas është kthyer sërish në gjykatë.

10 Janar 2023, 12:56 Nga A.B
Grabitën me armë dyqanin në Durrës, gjykata vendos
Gjykata

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest me burg” për Erlind Shehajn dhe Orges Monën. Dy të rinjtë u arrestuan dy ditë më parë për grabitje me armë të një dyqani ushqimor në Spitallë të Durrësit.

Gjatë seancës së sotme, Erlind Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital ku ka marrë trajtimin e duhur dhe më pas është kthyer sërish në gjykatë. Shehaj mësohet se vuan nga epilepsia dhe shenjat i ka dhënë disa herë të tjera gjatë kohës që ka qenë në paraburgim.

erlind shehaj orges mona

Sondazh

Poll