Aktualitet

I riu humbi ndjenjat në sallën e gjyqit në Durrës, udhëzimi i drejtuesve të Policisë: Mbajeni në jetë me çdo kusht

I riu vuan nga epilepsia. Shehaj është mbajtur për tre ditë në dhomat e paraburgimit.

10 Janar 2023, 12:18 Nga A.B
I riu humbi ndjenjat në sallën e gjyqit në Durrës,
Erlind Shehaj

DURRËS- Erlind Shehaj i cili u arrestua pasi së bashku me Orges Monën grabitën një dyqan në Durrës, i ra të fikët në sallën e gjyqit. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, drejtuesit i kanë dhënë ultimatum togave të shoqërimit që i riu të mbahet në jetë me çdo kusht.

Mësohet se i riu vuan nga epilepsia dhe është mbajtur për tre ditë në dhomat e paraburgimit. Seanca nuk është zhvilluar dhe Shehaj u dërgua menjëherë në spital.

Mbajeni në jetë me çdo kusht’, ishte udhëzimi që drejtues të policisë së Durrësit i kanë dhënë togës së shoqërimit të 35-vjeçarit, autor i grabitjes së një shumë parash në një dyqan të kryer së bashku me Orges Monën.

erlind shehaj

Sondazh

Poll