Aktualitet

Përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën NJOFTIMIN: Pezullohet lundrimi i tragetit të Barit

Nga ana e drejtorisë së përgjithshme detare njoftohet se një tjetër vendim do të merret gjatë orëve në vijim nëse situata me motin do ndryshojë.

10 Janar 2023, 12:11 Nga k.m.
Përkeqësimi i motit, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën
Pamje nga porti i Durrësit

DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se për shkak të kushteve klimaterike, ditën e sotme, tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës, nuk do të nisen nga porti. Lajmi është bërë me dije në faqen zyrtare të DPD-së, ndërkohë që gjithashtu njoftohet se një tjetër vendim do të merret gjatë orëve në vijim nëse situata me motin do ndryshojë.

Njoftim për vonesë në nisjen e trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës!

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se në bazë të komunikimeve të Kapitenerisë së Portit Durrës me Kapitenerinë e Portit të Barit, si rezultat i përkeqësimit të kushteve atmosferike në zonën detare të Barit si edhe nga konfirimi i agjensive detare, ne datën 10.01.2023 tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës nuk do të nisen nga portet respektive në orarin e zakonshëm por do të nisen rreth orës 7:00 të mengjesit të datës 11.01.2023. Kompanitë e lundrimeve do tē respektojnë gjithë detyrimet që lindin nga anullimi i lundrimit, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me agjensitë detare. Për çdo ndryshim të situatës do t’ju informojmë në vijim

durres porti i durresit

Sondazh

Poll