Aktualitet

Aksident në Librazhd, makina humb kontrollin te ‘Ura e Murrashit’ dhe përfundon në lumin Shkumbin

Drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit.

10 Janar 2023, 12:46 Nga A.B
Aksident në Librazhd, makina humb kontrollin te ‘Ura e
Makina

LIBRAZHD- Një aksident i rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një autoveturë me targa greke ka përfunduar në rrjedhën e Shkumbinit. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”.

Automjeti ka dalë nga rruga nga shpejtësia dhe favorizuar nga moti i keq. Drejtuesi i automjetit, një 35-vjeçar, u nxor menjëherë nga rrjedha e lumit. Drejtuesi i mjetit ka deklaruar se po udhëtonte i vetëm kur u përfshi në aksident.


NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur "Ura e Murrashit", shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll