Aktualitet

I ra të fikët në seancë, 35-vjeçari që vodhi dyqanin në Durrës kthehet në Gjykatë

Gjatë seancës ai nuk është ndjerë mirë, duke i rënë të fikët. Menjëherë u bë i mundur dërgimi i tij në spital.

10 Janar 2023, 12:43 Nga A.B
I ra të fikët në seancë, 35-vjeçari që vodhi
Ambulanca

TIRANË- I arrestuari, Erlind Shehaj, 35 vjeç është rikthyer në sallën e gjyqit. Ai u paraqit ditën e sotme së bashku me Orges Monën, pasi akuzohen si autorë të grabitjes së një marketi në Durrës. Mirëpo, gjatë seancës ai nuk është ndjerë mirë, duke i rënë të fikët. Menjëherë u bë i mundur dërgimi i tij në spital.

Në këtë moment, Shehaj ka humbur ndjenjat dhe është njoftuar shërbimi i urgjencës.

Ai është një person i skeduar për një sërë vjedhjesh. Të dy janë arrestuar nga Policia si të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e një dyqani ushqimesh në Spitallë si dhe 2 vjedhje banesash në lagjen nr.6 në Durrës dhe një dyqan në Arapaj./Dosja.al

erlind shehaj

Sondazh

Poll