Aktualitet

Kallëzimet për vjedhje/ Edhe vëllai i Alda Klosit 'pre' e Rozetës, denoncimi në polici: Më mori bizhuteritë

Ai ka njohur një unazë, varëse dhe një byzylyk nga sendet që janë gjetur në banesën e Rozeta Dobit dhe që janë sekuestruar si prova materiale.

10 Janar 2023, 12:11 Nga A.B
Kallëzimet për vjedhje/ Edhe vëllai i Alda Klosit 'pre'
Rozeta Dobi

TIRANË- Ditën e sotme, u zbuluan emrat e dy kallëzuesve për vjedhje ndaj Rozeta Dobit dhe djalit të saj, Havier Dobit. Leonard Ciko dhe Altin Dine janë dy personat që kanë shkuar së fundmi në komisaritin numër 2 dhe kanë bërë kallëzim për vjedhje.

Leonard Ciko rezulton të jetë vëllai i Alda Klosit (Ciko), ish-shefe kabineti e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Edhe në banesën e tij, Dobi ka punuar pastruese për një kohë që ende nuk dihet.

Ai ka njohur një unazë, varëse dhe një byzylyk nga sendet që janë gjetur në banesën e Rozeta Dobit dhe që janë sekuestruar si prova materiale.

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

rozeta dobi leonard ciko altin dine

Sondazh

Poll