Aktualitet

Moti i keq në vend, pezullojnë lundrimin anijet e linjave Korfuz-Sarandë

Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit.

10 Janar 2023, 11:33 Nga a.l
Moti i keq në vend, pezullojnë lundrimin anijet e linjave
Sarandë

SARANDË- Anijet me pasagjerë të linjave Korfuz-Sarandë, të parashikuar për të mbërritur në Portin e Sarandës sot paradite, kanë anuluar lundrimin. Shkak është bërë moti i keq në vend dhe erërat e forta. 

Rrjedhimisht edhe udhëtimet e pasdites Sarandë-Korfuz janë anuluar. Njoftohet se lundrimi pritet ti rikthehet normalitetit në datën 12 janar. Ndërkaq bëhet me dije se lundrimi gjithashtu është pezulluar edhe për anijet e peshkimit. Edhe në Vlorë lundrimi i anijeve të vogla të peshkimit është pezulluar, për t'u kthyer sërish në punë më datë 11 janar ku pritet përmirësim i kushteve atmosferike./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll