Aktualitet

Sherri në lokalin në Korçë/ Plagosi në sy të riun, arrestohet 23-vjeçari në Korçë

I riu me inicialet R. Gj., ka plagosur në sy një 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital në Tiranë për mjekim më të specializuar.

10 Janar 2023, 10:41 Nga a.l
Sherri në lokalin në Korçë/ Plagosi në sy të
policia

KORÇË- Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se për motive të dobëta ka plagosur në sy një të ri. Policia njofton se ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Belorta. I riu me inicialet R. Gj., ka plagosur në sy një 20-vjeçar, i cili ndodhet në spital në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në fshatin Belorta, për motive të dobëta, ka dëmtuar me sende të forta, në sy, një 20-vjeçar, i cili pas mjekimit në spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë, për mjekim të specializuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të arrestuarit. 

arrestime ne korce

Sondazh

Poll