Aktualitet

Grabiti marketin në Durrës, autori i arrestuar humb ndjenjat në gjykatë, dërgohet në spital

Ndërpritet seanca gjyqësore.

10 Janar 2023, 10:52 Nga A.B

Grabiti marketin në Durrës, autori i arrestuar humb ndjenjat në

DURRËS- Erlind Shehaj, i riu i arrestuar pasi vodhi nën kërcënimin e armës së zjarrit, xhiron ditore të një biznesi në Durrës, nuk është ndjerë mirë në seancën gjyqësore. I riu, i cili u arrestua së bashku me Orges Monën, pasi në bashkëpunim morën xhiron ditore të biznesit, dolën ditën e sotme përballë Gjykatës, për t'u njohur me masën e sigurisë. 

Mirëpo, 35-vjeçari, banues në lagjen nr. 13 Durrës, humbi ndjenjat gjatë seancës gjyqësore. Ai është shoqëruar nga mjekët dhe forcat e policisë drejt spitalit rajonal Durrës.

Shehaj dhe Mona kanë kryer vjedhje edhe më parë në një dyqan në Arapaj dhe në një banesë në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pasi janë marrë pamjet kamerave të sigurisë në bizneset e lagjes nr. 15.

erlind shehaj

Sondazh

Poll