Aktualitet

Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, mungojnë avokatët

Shkak për shtyrjen në seancën e sotme në GJKKO është bërë mungesa e një prej avokatëve.

10 Janar 2023, 11:09 Nga k.m.
Shtyhet seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe,
Fatos Tushe

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Shkak për shtyrjen në seancën e sotme në GJKKO është bërë mungesa e një prej avokatëve. Ndaj u vendos shtyrja e seancës së sotme, për në 24 janar, në orën 9.30.

Fatos Tushe u dënua me 2.4 vite burg pasi u arrestua  për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë si dhe për 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie. 

E gjitha nisi për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Ky tender u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që kishte sjellë ofertën më të lartë, por më pas punimet, fitimet dhe punën e ka bërë një kompani tjetër, e biznesmenit Ibrahim Lami. Por jo vetëm kaq! Tushe ka dalë në përgjime edhe teksa abuzon me karburantin e shtetit, e po ashtu ka dalë në përgjime se ka ndërhyrë për një banesë që po ndërtohej pa leje, që inspektorët të mos shkonin për kontroll.

fatos tushe fatos tushe ne spak

Sondazh

Poll