Aktualitet

‘Do vras politikanët’/ U kap me kallashnikov në 'Audi', Leka 'kyç' gojën për armët: Jam patriot, shikoni tatuazhet

Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tij.

10 Janar 2023, 10:36 Nga A.B
‘Do vras politikanët’/ U kap me kallashnikov në
Antonio Lekaj

LEZHË- Antonio Leka është prezantuar si patriot teksa është marrë në pyetje, duke hequr bluzen e duke treguar tatuazhet që ka.  Ai u kap ditën e djeshme në flagrancë pasi iu gjetën armë të mbushura, jelek antiplumb e municione luftarake.

Leka është marrë në pyetje nga prokurori gjatë natës së mbrëmshme, mirëpo nuk ka treguar asgjë se ku i kishte gjetur armët, duke preferuar që të qëndrojë në heshtje. Sërish gjatë ditës së sotme, pritet të merret në pyetje nga ana e hetuesve, për të zbardhur dinamikën e saktë se cili ishte edhe synimi i tij. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertizë për të përcaktuar gjendjen e tij psikike.

Gjatë momentit të arrestimit Leka, nuk ka shfaqur rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u ka thënë këtyre të fundit se ishte nisur "në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët". Ndaj tij është marrë masa e arrestimit ndërsa në ditët në vijim pritet që të dalë para gjykatës së Lezhës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Ka qenë i vëllai i tij, Nik Leka ai që ka njoftuar policinë e Lezhës, për prezencën e tij të armatosur, i cili kishte parë të vëllain të veshur ushtarak dhe me anti-plumb.

antonio leka

Sondazh

Poll