Bota

'Sfidë për Putin'/ Ish-shefi i CIA-s: Ukraina do të nisë një kundërofensivë me armë të furnizuara nga Perëndimi

Sipas tij, qëllimi do të jetë çlirimi i pjesëve të tjera të territorit në jug të vendit që ishin pushtuar nga trupat e Moskës në muajt e parë të konfliktit.

10 Janar 2023, 11:11 Nga a.l
'Sfidë për Putin'/ Ish-shefi i CIA-s: Ukraina do të
David Petraeus

UKRAINË- Oficeri dhe ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus deklaroi se pret një kundërofensivë të re ukrainase në muajt e ardhshëm me ripushtimin e territoreve të tjera në jug të vendit. Lajmi u bë i ditur nga botimi italian “La Stampa”, duke cituar intervistën me gjeneralin e ushtrisë amerikane dhe veteranin e luftës.

Megjithëse linjat e betejës janë karakterizuar nga njëfarë statike muajt e fundit, me Rusinë dhe Ukrainën të përqendruara kryesisht në përforcimin e ekipeve të tyre përkatëse, ndjenja ime është se në të ardhmen e afërt do të shohim një kundërsulm të ri nga forcat e Kievit”, u shpreh Petraeus.

Sipas tij, qëllimi do të jetë çlirimi i pjesëve të tjera të territorit në jug të vendit që ishin pushtuar nga trupat e Moskës në muajt e parë të konfliktit.

Ukraina ka bërë shumë më mirë se Rusia, veçanërisht në rekrutimin, trajnimin, pajisjen, organizimin dhe vendosjen e forcave në terren gjithnjë në rritje. Ndihmuar jashtëzakonisht – sigurisht – nga Shtetet e Bashkuara, vendet e NATO-s dhe partnerët e tjerë perëndimorë”, thotë ai për “La Stampa-n”.

Për Petraeus-in, për momentin Putin duket se nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve.

david petraeus lufta ne ukraine

Sondazh

Poll