Bota

Julian Assange s'lejohet të marrë pjesë në funeralin e Vivienne Westwood

Familja e Westwood tha se ata ishin "thellësisht të zhgënjyer që ishin në gjendje të përmbushnin dëshirat e Vivienne-s, por nuk ishin të befasuar nga vendimi i autoriteteve britanike.

10 Janar 2023, 10:06 Nga k.m.

 

Julian Assange s'lejohet të marrë pjesë në funeralin e
Julian Assange

 

BRITANI E MADHE- Julian Assange i është mohuar leja për të dalë nga burgu për të marrë pjesë në funeralin të stilistes së njohur, Vivienne Westwood. Sipas The Guardian, familja e Westwood tha se ata ishin "thellësisht të zhgënjyer që ishin në gjendje të përmbushnin dëshirat e Vivienne-s, por nuk ishin të befasuar nga vendimi i autoriteteve britanike. 

“Julian nuk është dënuar për asnjë krim, megjithatë ai trajtohet sikur të ishte terrorist, e vetmja gjë për të cilën ai është fajtor është publikimi i së vërtetës”.

Westwood, një stiliste dhe aktiviste që luajti një rol kyç në lëvizjen punk, ishte një mbështetëse e shquar e themeluesit të WikiLeaks. Ajo vdiq “në mënyrë paqësore, e rrethuar nga familja e saj” në Clapham, në jug të Londrës, më 29 dhjetor.

Julian Assange s'lejohet të marrë pjesë në funeralin e
Vivienne Westwood duke mbrojtur Assange

Ndërsa Assange po mbahet në burgun Belmarsh në Londër, ndërsa ai vazhdon një luftë të gjatë për të shmangur ekstradimin në SHBA për t'u përballur me akuzat në lidhje me publikimin e qindra mijëra dokumenteve të zbuluara në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak, si dhe kabllograme diplomatike.

 

julian assange vivienne westwood

Sondazh

Poll