Bota

"Shishe, xhama të thyer e plumba", The Guardian në rrënojat e grushtit të dështuar të shtetit në Brazil

Grupet rebele sulmuan Kongresin në Brazil dhe lanë pas shkatërrim dhe tërbim.

10 Janar 2023, 10:46 Nga f.g
"Shishe, xhama të thyer e plumba", The Guardian në
Demet e revoltes

Britanikja The Guardian ka hyrë brenda ambienteve të Kongresit ku ndodhi revolta. Zemërimit të kryengritësve nuk i as llozhat e shtypit. Ata shkatërruan krijimtarinë e Oscar Niemeyer ndërsa u relaksuan në një nga dhomat e shtypit dhe përdorën si tualet dhomën e fotografëve.

"I gjithë vendi kutërbonte nga urina dhe birra," tha një punonjës i pallatit teksa përshkroi momentin kur zyrtarët u rikthyen në ndërtesë pas ditës së zemërimit të së dielës.

Pallati Planalto dhe Kongresi kombëtar janë të dy xhevahiret arkitekturore si simbole të guximshme të vizionit të viteve 1950 të Niemeyer dhe planifikuesit urban Lúcio Costa për një Brazil të ri dhe largpamës.

Të dyja këto ndërtesa tashmë janë goditur dhe dritaret e jashtme janë thyer nga tërbimi i Bolsonaristëve të dëshpëruar për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të tetorit, ku lideri i tyre radikal i humbi ndaj rivalit të tij të krahut të majtë Luiz Inácio Lula da Silva./Dosja.al

 

trazirat ne brazil

Sondazh

Poll