Bota

Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vite burg, akuzohet për propagandë

Por prokurori publik i Teheranit vitin e kaluar e akuzoi Hashemin publikisht për "propagandë kundër sistemit", sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA.

10 Janar 2023, 09:54 Nga k.m.
Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vite burg, akuzohet për
Faezeh Hashemi

IRAN- Vajza aktiviste e ish-presidentit të Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani është dënuar me 5 vjet burg. Avokati nuk ka bërë të ditur detaje për akuzat që rënduan ndaj Faezeh Hashemi. Por prokurori publik i Teheranit vitin e kaluar e akuzoi Hashemin publikisht për "propagandë kundër sistemit", sipas agjencisë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA.

Media shtetërore kishte raportuar në shtator se ajo ishte arrestuar për "nxitje të trazirave" në Teheran gjatë protestave të shkaktuara nga vdekja e një gruaje në paraburgim nga Policia. Pas arrestimit, Faezeh Hashemi u dënua me 5 vjet burg, por dënimi nuk është përfundimtar.

Të paktën kështu shkruan avokatja e saj, Neda Shams në llogarinë e saj në Twitter. Në vitin 2012, Faezeh Hashemi u dënua me burg dhe u ndalua nga aktivitetet politike për "propagandë antishtetërore" që në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2009.

Babai i saj vdiq në vitin 2017. Politikat realiste të ish-presidentit Rafsanjani për liberalizimin ekonomik dhe marrëdhëniet më të mira me Perëndimin patën përkrahës dhe kritikë po aq të fortë gjatë jetës së tij. Ai ishte një nga themeluesit e Republikës Islamike.

faezeh hashemi iran

Sondazh

Poll