Bota

Zbulohen yjet më të largët të galaktikës sonë

U gjetën 208 yje të ndryshueshëm të llojit RR Lyrae, me më të largëtit prej tyre që ishin më shumë se një milion vite dritë nga Toka dhe ndodheshin pothuajse në gjysmë të rrugës drejt galaktikës sonë fqinje Andromeda, e cila është rreth 2.5 milionë vite dritë.

10 Janar 2023, 09:59 Nga k.m.
Zbulohen yjet më të largët të galaktikës sonë
Foto nga galaktika

SHBA- Astronomët në SHBA kanë zbuluar disa nga yjet më të largët të gjetur ndonjëherë në galaktikën tonë. Konkretisht, u gjetën 208 yje të ndryshueshëm të llojit RR Lyrae, me më të largëtit prej tyre që ishin më shumë se një milion vite dritë nga Toka dhe ndodheshin pothuajse në gjysmë të rrugës drejt galaktikës sonë fqinje Andromeda, e cila është rreth 2.5 milionë vite dritë.

Këta yje të lashtë kanë një shkëlqim të parashikueshëm në ndryshim dhe janë ideale si pika referimi për matjen e distancave galaktike. Astronomët vunë në dukje se haloja përreth, e përbërë nga yje të ndryshëm të shpërndarë, është shumë më e madhe se disku kryesor i galaktikës sonë, i cili nuk i kalon 100,000 vite dritë në diametër. Sistemi ynë diellor me Tokën ndodhet në një nga krahët spirale të diskut. Në mes të diskut është një 'fryrje' qendrore dhe rreth saj është aureola që përmban yjet më të vjetër në galaktikën tonë, e cila shtrihet qindra mijëra kilometra në çdo drejtim.

Haloja është e vështirë për t'u studiuar sepse është shumë larg nga Toka dhe yjet e saj janë shumë të rrallë në krahasim me ata në diskun qendror galaktik. Nga ana tjetër, halo dominohet nga materia e errët dhe kështu përmban pjesën më të madhe të masës totale galaktike.

yje

Sondazh

Poll