Aktualitet

Bora bllokon fshatërat në Korçë, nis pastrimi i rrugëve

Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, në fshatrat e Vithkuqit si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.

10 Janar 2023, 09:58 Nga a.l
Bora bllokon fshatërat në Korçë, nis pastrimi i
Korçë

KORÇË- Reshje të dendura bore kanë përfshirë Korçën të cilat arrijnë lartësinë 1250 metra, përfshirë këtu edhe segmentin rrugor nga muri i Musait e deri në Dardhë. Dëborë ka pasur në Shtyllë e deri në majë të Mashkullorës, në fshatrat e Vithkuqit si dhe në fshatrat rrëzë malit të Gramozit në Kolonjë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, sektori i Korçës, bëri me dije se është punuar gjatë natës për pastrimin dhe kriposjen e rrugës së Dardhës, aty ku trashësia e borës ka shkuar deri në 10 cm.

Bashkia e Korçës, është duke punuarpër pastrimin e rrugës nga Vithkuqi në Shtyllë dhe më tej edhe drejt majës së Mashkullorës. Paraprakisht, nuk raportohen probleme për sa i përket lëvizjes në këto fshatra./ Dosja.al

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll