Aktualitet

Kapet “ëndrra e keqe”/ I kërkuar nga policia prej 9 vitesh për trafik droge, arrestohet 55 vjeçari në Kamëz (Emri)

Sipas Policisë në kuadër të operacionit "Ëndrra e keqe", ky person rezulton u dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim.

10 Janar 2023, 09:59 Nga k.m.
Kapet  “ëndrra e keqe”/ I kërkuar nga policia prej 9
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka vënë në pranga ditën e sotme 55 vjeçarin Naim Maloku në Kamëz. Sipas Policisë në kuadër të operacionit "Ëndrra e keqe", ky person rezulton u dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Maloku është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamëz, Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Ëndrra e keqe”, për goditjen e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni i nisur në vitin 2014, i zhvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëndrra e keqe”, kanë kapur dhe ndaluar, në lagjen “Argjinatura”, Kamëz, shtetasin Naim Maloku, 55 vjeç, banues në Kamëz.

Ky shtetas është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.

55-vjeçari është shpallur në kërkim, në vitin 2014, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Ëndrra e keqe”, i zvilluar mes Policisë shqiptare dhe Policisë greke, gjatë të cilit janë sekuestruar në total, në të dyja vendet (Shqipëri dhe Greqi), 273 kg drogë, 4100 euro, si dhe janë arrestuar 6 shtetas, 3 në Shqipëri dhe 3 Greqi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetin trafikonin lëndë narkotike.

policia e shtetit naim maloku

Sondazh

Poll