Aktualitet

Grabitën me armë xhiron e një marketi tre ditë më parë në Durrës, arrestohen autorët (EMRAT)

Të dy personat e vënë në pranga, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

10 Janar 2023, 10:10 Nga A.B
Grabitën me armë xhiron e një marketi tre ditë më
Policia

DURRËS- Pas tre ditësh, janë arrestuar dy personat që grabitën me armë xhiron e një marketi në Durrës. Bëhet fjalë për Orges Mona dhe Erlind Shehaj, të cilët vodhën xhiron ditore të një biznesi në lagjen nr. 15, Durrës, pak ditë më parë. Policia ka kryer edhe sekuestrimin e mjetit dhe veshjet që përdorën këta shtetas, gjatë kryerjes së vjedhjes.

Të dy personat e vënë në pranga, janë emra të njohur për blutë e qytetit pasi janë dënuar më parë për vjedhje dhe për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Orges Mona - 34 vjeç është banues në lagjen nr. 16, Durrës. Është dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ndërsa Erlind Shehaj - 35 vjeç është banues në lagjen nr. 13 Durrës, i cili është dënuar më parë për vjedhje.

Të dy këta persona kanë kryer vjedhje më parë në një dyqan në Arapaj dhe në një banesë në qytetin e Durrësit, sakaq policia ka qenë në gjurmim të personave në fjalë. Arrestimi i tyre është bërë i mundur pasi janë marrë pamjet kamerave të sigurisë në bizneset e lagjes nr. 15.

orgest mona erlind shehaj

Sondazh

Poll